Surprizë e paparë nga fansat e saj për Luanën

By

Moderatorja shqiptare Luana Vjollca, që po përpiqet të ndjekë edhe një karrierë muzikore, ka fansa tejet besnikë.

Ata janë lojalë dhe e adhurojnë Luanën aq shumë, saqë kujdesen t’i bëjnë edhe surpriza.

Është një copë tortë dhe një letër me disa mbishkrime ajo që moderatorja ka marrë si dhuratë nga ta.

Me të pranuar surprizën ajo e ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, ku i falënderon ‘Lunatorët’ siç edhe quhet grupi.

“Lunatorët e mi, gjithmonë kujdesen për mua”, ka shkruar Luana. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm