Zbulohet emri i katërt në bashkëpunimin e Getit dhe ‘Shaolin Gang’

By

Pak ditë më parë Prive.al bëri të ditur lajmin e bashkëpunimit të Getit me Blunt dhe Real, të njohur tashmë si ‘Shaolin Gang’.

Artistët tashmë kanë xhiruar videoklipin i cili është paralajmëruar për herë të parë nga vetë lideri i ‘Babastars’.

Geti ka ndarë një insert të shkurtër me sekuenca ku mes tjerash është zbuluar edhe një tjetër detaj – fakti se një emër i dytë nga ‘Babastars’ do jetë pjesë e këngës.

Fjala është për Onatin.

Kënga e katër emrave të njohur nuk ka ende një datë e orë zyrtare të publikimit mirëpo bazuar nga rastet paraprake, një gjë e tillë pritet të ndodhë shpejt. /Prive.al

View this post on Instagram

Coming soon …

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Artikuj të ngjashëm