Zbulohet! Besin me shokë në sezonin e ri do i shohim aty ku se prisnim

By

Kur ‘merkato’ televizive po shkon drejt fundit dhe sezoni i ri në ekranet shqiptare nis në pak ditë, është konfirmuar më në fund një prej transferimeve më të përfolura.

Treshja, Bes Kallaku, Erion Isai e Olsi Bylyku do të shfaqen në televizionin Klan, ashtu siç edhe dyshohej tash e një kohë.

Kanë qenë vetë djemtë ata që e kanë konfirmuar transferin e famshëm përmes një fotoje me pronarin e TV Klan, Aleksandër Frangaj dhe prezantuesit Ardit Gjebrea.

Çfarë ka befasuar më shumë është fakti që tre miqtë nuk do kenë një program të vetin por do jenë brenda programit popullor ‘E diela shqiptare’ me rubrikë të ideuar nga humoristët.

Duket se Besi, Erioni dhe Olsi, i cili ishte i fundit që u largua nga ‘Portokalli’ duke ndjekur miqtë që i dhanë lamtumirën spektaklit sezonin e kaluar, janë risia më e madhe e spektaklit të së Dielës i cili në sezonin e ri është paralajmëruar me koncept tërësisht të ri,përfshirë edhe aspektin vizual.

Ndryshe, në Klan si program humori do jetë në sezonin e ri edhe ‘Duplex’, krahas vazhdimit të ‘Xing me Ermalin’. Se si do performojnë tre palë koncepte humori në një ekran, mbetet të shihet.

Ajo që i bashkon të gjithë është e kaluara e përbashkët – ‘Portokalli’ në Top Channel, të cilin humoristët, pasi morën famën, vendosën ta braktisin, dikush më herët e dikush më vonë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm