Artistët shqiptarë kanë nisur ‘luftën’ për hitin e verës…
I radhës është Seven Saraqi ai i cili ka publikuar një fotografi në Instagram me anë të së cilës ka thënë se ‘hitin e ka ai’.
“Veq kqyr qysh flej naten rahat kur e di qe e kom hitin ner jastak”, ka shkruar këngëtari nën imazhin ku shihet me sy mbyllur i shtrirë në një divan.
Këngëtari ka nisur tash e disa ditë të paralajmërojë projektin e ri, pa dhënë detaje më shumë, pas bashkëpunimeve me Melinda Ademi dhe Argjentina Ramosaj./Prive.al