Me këtë reper po sjell duet MC Kresha

By

Në mesin e një vargu projektesh që janë publikuar e priten të publikohen nuk kishte se si të mungonin dy reperë të njohur, Elinel dhe MC Kresha.

Dyshja kanë zyrtarizuar tashmë projektin e përbashkët të titulluar ‘Për familje’ që do të publikohet shumë shpejt me videoklip.

Ka qenë Elineli ai që ka paralajmëruar këtë këngë përmes rrjetit social Instagram.

Kënga nuk ka akoma datë publikimi por mendohet që pritja s’do jetë shumë e gjatë deri në publikimin e ‘Për familje’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm