Sonte do të zhvillohet finalja e edicionit të gjashtë të “Dance with me”.
Çiftet e këtij edicioni janë: Eduart Ndocaj e Kejvina Kthella, Florian Agalliu dhe Era Rusi, Mateus Frroku dhe Eliona Pitarka, Ermal Peçi dhe Eva Murati dhe Stela me Valerin.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një postim i Valer Kolnikaj në mesin e gjithë debateve në rrjete sociale dhe kryetitujve për fituesen e “Festivalit të Këngës”.
Valeri, i cili edhe vet është kërcimtar në çift me Stelën ndoshta po parasheh fituesin e finales duke shkruar:
“…Vendi i parë i jepet Era Rusit meqë këndoi bukur në festival, edhe pse në kërcim ishte copë copë ahahahahah. Meqë mbaruat për një çmim t’ju shndrisë ylli urime. Në Malësi thonë: Siç e more do e gëzosh.”
Valeri tek ironizon vazhdon postimin e tij duke shkruar: “Ne e shijuam pafund çdo kërcim të çdo jave, shijoni finalen e Dance With Me sonte dhe lërini çmimet.” /Prive.al