Zarf i zi, Vëllai i Madh përjashton Metin nga BBVK

By

Pas konfliktit në mes të konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova, Blerando-Meti, për këtë të fundit në shtëpi ka arritur një zarf i zi.

Zarfin e ka lexuar Santiana, derisa brenda tij u shpall vendimi i “Vëllait të Madh” për ta eliminuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh.

“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, u tha në zarf. “Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi.

Meti është banori i tretë që eliminohet nga BBVK2, pas Ledit dhe Brikendës.

Artikuj të ngjashëm