25 Prilli i vitit 2016, për motrat Ismaili dhe jo vetëm do mbahet mend si një prej ditëve më të hidhura në jetë.
Ishte kjo datë që ndryshoi gjithçka duke qenë e fundit për zonjën Mona Ismaili e cila pas një beteje të shkurtër, ndërroi jetë.
Humbja e prindit si për çdo person tjetër i ka dërrmuar motrat Ismaili. Për t’i ngushëlluar ato, shumë persona i vizituan ditëve që lamë pas, përfshirë edhe krerë politik.
E është Zanfina Ismaili, ajo që ka gjetur kohë që përmes rrjetit social Snapchat, sot t’i falemnderojë të gjithë që qëndruan e po i qëndrojnë pas në këto momente të vështira.
‘Falemnderit të gjithëve për ngushëllimet‘ – ka thënë Zani në prononcimin e saj të parë publik që prej humbjes së zonjës Mona. /PRIVE.AL