Labi i rikthehet bamirësisë, premton ndërtimin e shtëpisë për familjen Kryeziu

By

Këngëtari Labinot Tahiri pas një periudhe të shkurtër ‘pauze’ i është rikthyer aktiviteteve të tij humanitare.

Ai sot ka treguar përmes një postimi në Facebook se merr përsipër ndërtimin e shtëpisë për familjen Kryeziu, që mbrëmë u shfaq në gjendje të rëndë ekonomike në lajmet qendrore të Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Labit:

Zoti mos na provoftë.

Unë Labinot Tahiri e pranojë familjen Kryeziu që ta marr pêrsipër për t’i ndërtuar shtëpien.
Thoshin Pleqët, kungulli mbi ujë, nuk shkonë gjithmonë. Prandaj shtrije doren dikun se të gjindet nesër.

Dërgoni parat në konto të familjes Mursel Kryeziu!

Zotnia e ka përdetyrë diten e hane të tregoj raportin se a i janë tubuar 20.000 mijë euro?!

Me aq para i ndertohët shtëpia dhe mund ta bêjnë një jetë të ambël në këtë botë e cila ka mbetur pa fije dhimbje dhe respketi.

Unë i posedoj 1000 euro nga një mik i imi nga Lozana e Zvicres, i cili i dhuron për këtë familje A. Zeqiri Ferizaj-Lozanë. Ky njeri ka ndihmuar në shumë vende për familje të ndryshme.
Shpresoj edhe me shokun tim Skender Pagarushen nga Malisheva, që do e kryejme shtëpien e kësaj familje dhe të janë të qetë ata shqiptarë të cilët më kanë porositur për ti dal në ndihmë kësaj familje të lodhur.

Zoti ju bekoftë e na ndihmoftë.

Klan Kosova ishte shkaktari që pash këtë nënë të lodhur me lot nê sy.
Ju lumtë për kronikën.

Forca vllezer e motra! Labi.

0037744902548 Baba i femijëve Mursel Kryeziu.

Artikuj të ngjashëm