Karrierën e saj muzikore e filloi shumë heret, duke ndjekur hapat e motrës së saj ajo shumë shpejt u bë një këngëtare shumë e dashur duke sjellë këngë e videoklipe nga më të ndryshmet.
Tematika e këngëve të saj ishte mjaft e ndryshme, ajo nuk trajtoi vetëm dashurinë në tekstet dhe këngët e saj, por shumë nga fansat e kujtojnë për realizimin “Kokaina” përmes të cilit përcolli një mesazh shumë të fortë të këtij problemi social, deri sa “Gajdexhiu” mbetet ndër paraqitjet e para mjaft të pelqyera të saj.
Ndryshe, sot për këngëtaren është një ditë mjaft e veçantë, e lindur me 10 maj 1986 ajo sot feston ditëlindjen e saj të tridhjetë.
I urojmë edhe shumë vite të tjera jetë dhe suksese në karrierën e saj muzikore./PRIVE.AL/