‘Hi çika’, gruaja e Kreshës, Erzina ‘pushton’ TikTok-un

By

Për vite të tëra ishte në “hije”.

Akullin e “theu” në një intervistë për emisionin Prive, me 25 pyetje.

Erzina Shehu bashkëshortja e MC Kreshës, tash e tutje është çdo herë e më aktive në rrjete sociale.

Për këtë “fajet” i ka rrjeti social TikTok ku po ndan copëza nga përditshmëria e saj, nga veshjet tek rutina e bukurisë.

Me qëllim apo jo, çdo video ajo e nis me fjalinë “Hi çika”, në një përzierje të lezetshme mes shqipes dhe anglishtes që është bërë shumë e pranueshme dhe e pëlqyeshme mes vajzave, komunitet i madh në TikTok.

Nëse nuk e keni parë ende, bëjani një xhiro profilit të Erzinës në rrjetin social TikTok. /Prive.al

@meraki_xina Boten ne qant ☀️ #kosovo #albania #fyp #viral #outfit #grwmaesthetic #ootd #mckresha ♬ Aesthetic – Tollan Kim

Artikuj të ngjashëm