Pas duetit me Elgit Dodën, Zaimina ka bashkuar forcat me Blastan, reper nga Kosova për projektin e ri.
Krijimi muzikor është punuar nga miku i Vasjarit, Elgit Doda me tekst të Rozana Radit.
Ka disa ditë që Zaimina ka filluar xhirimet e klipit të cilat përfundojnë sot.
Në të do shfaqet shumë seksi duke vënë në pah hiret e trupit të saj e po ashtu do të ketë një skenë me një kali dhe nga imazhi i fundit shihet në ‘bikini’ në borë.
Nga pamjet e para duket se këngëtarja do ti ngris temperaturat të cilat kanë shkuar në minus këto ditë.