Arrestohet Kobra

By

Policia e Kosovës ka arrestuar Dibran Hoxhën I njohur si “Kobra” pasi ishte përfshirë në përleshje në një lokal në një qendër tregtare në Prizren, meqë rast një person ka pësuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizenit, Shaban Osmanollaj.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njërit nga të lënduarit i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa rasti është nën hetime.

“Rreth orës 21:35 min. është pranuar informatë se në një lokal në një qendër tregtare ka ndodhur një rast rrahje. Patrulla policore si dhe njësitë tjera i janë përgjigjur rastit ku kanë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuar. Dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, një i dyshuar ka kanosur të dyshuarin tjetër dhe më pas dalin nga lokali dhe rrahën mes vete ku njeri nga ata pëson lëndime trupore. Të dyshuarit i përfshirë ne rrahje i është ofruar ndihmë mjekësore në emergjencë pranë spitalit rajonal Prizren, sipas raportit mjekësor ka lëndime të rënda trupore. Ne lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që dy të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje. Rasti është nen hetime”, thuhet në njoftmin e policisë.

Artikuj të ngjashëm