Gjon Karrica i pandalshëm!

By

Ende pa publikuar këngën “Bombardime”e cila është komplet e përfunduar e  të cilën për herë të parë e performoi në edicionet festive të 2016-tës, këngëtari Gjon Karrica i njohur me nofkën Lugati ka nis të punoj projektin e radhës.

Bëhet fjalë për një këngë të re videoklipi i të cilës do të realizohet në Zvicer aty ku edhe jeton këngëtari në fjalë .

Në llogarinë e tij në Facebook, Lugati ka postuar një status përmes së cilit ka ftuar të gjithë ata djem dhe vajza  që dëshirojnë të jenë pjesë e klipit të tij të lajmërohen në  kohë dhe vendin e paralajmëruar.

Se cfarë ka përgatitur kësaj radhe për fansat e tij mbetet të shihet.

Artikuj të ngjashëm