Zaimina flet për herë të parë për bashkëshortin e saj

By

Ka kohë që Zaimina Vasjari është shkëputur nga muzika për shkak të përkushtimit të saj ndaj familjes.

Megjithatë, këngëtarja nuk ka munguar në rrjetet sociale, aty ku ka postuar shumë gjëra.

Edhe pse shpesh e rezervuar në detaje për të folur rreth jetës së saj personale, artistja ka folur për herë të parë për dashurinë ndaj bashkëshortit Klodit.

E ftuar në Pop Culture, Zaimina zbuloi çfarë i pëlqen më shumë në karakterin dhe pamjen e tij.

‘Unë Klodin e adhuroj shumë si njeri. Ka shumë gjëra që i pëlqej tek ai; ambicia e tij, vendosshmëria që ka, më pëlqen që ecën me plane, ndryshe nga unë dhe mundohem të mësoj nga ai. Është një njeri tek i cili adhuroj shumë gjëra’, tha Zaimina.

Kujtojmë që këngëtarja është bërë nënë për hetë parë duke sjellë në jetë një vajzë e cila quhet Khloe./Prive.al

Artikuj të ngjashëm