Kompania e tyre amë, The Kering Group gjithashtu ka premtuar të blejë tre milion maska për shërbimin shëndetësor francez.
“Punëtoritë franceze të shtëpive të Kering Balenciaga dhe Yves Saint Laurent janë duke u përgatitur për të prodhuar maska ndërsa po respektojnë masat më të rrepta të mbrojtjes shëndetësore për anëtarët e stafit të tyre. Prodhimin do të fillojë në momentin kur procesi i prodhimit dhe materialet aprovohen nga autoritetet përkatëse” njoftoi kompania në Paris.
Në një deklaratë, grupi tha se do t’i importonte ato nga Kina për të kontribuar në luftën kundër Covid-19.
Kjo kompani gjithashtu është zotuar të bëjë një donacion për Institutin e Kërkimeve Biomjekësore Pasteur.
Të hënën, autoritetet shëndetësore franceze raportuan 186 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 860.