Serialet mjekësore dhurojnë pajisjet mbrojtëse për stafin shëndetësor

By
Serialet drama mjekësore të BBC-së, “Casualty” dhe “Holby City”, do t’i dhurojnë pajisjet mbrojtëse si dhe pajisje të tjera nga grupet e tyre për NHS, si kontribut në betejën kundër koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.
“‘Casuality’ dhe ‘Holby City’ duan të festojnë heroizmin e NHS, kështu që ne jemi shumë të lumtur të ndihojmë dhe të bëjmë atë që mundemi për mjekët e guximshëm dhe vetëmohues të jetës reale që luftojnë këtë situatë”, tha producenti ekzekutiv Simon Harper.

Prodhuesit janë në diskutime me shërbimet lokale të NHS për të dhënë pajisjet personale mbrojtëse (PPE) dhe gjëra të tjera të dobishme mjekësore për të ndihmuar.
Të dy shfaqjet televizive kanë pezulluar prodhimin.Sekretari i shëndetësisë ka thënë se ka pasur sfida me furnizimin e PPE për stafin e NHS në Angli, pasi stafi paralajmëroi se  ishin në rrezik.

Artikuj të ngjashëm