Në media sot qarkulloi lajmi i një lidhjeje të mundshme mes dizajneres Yllka Brada dhe këngëtarit Dren Abazi.
Shkas për këto spekulime ishte një foto e publikuar ku dyshja shihen së bashku në Paris. Madje në shkrime, dizajnerja referohet si ish e fejuara e DJ Blunt gjë e cila nuk qëndron.
E kontaktuar nga Prive, Yllka deklaroi se asgjë e shkruar në artikull nuk është e vërtetë.
Arsyet e shkuarjes në kryeqytetin francez ishin një takim pune në lidhje me një ekspozitë mode që ajo do mbaj së shpejti dhe koleksioni i ri i linjës për meshkuj me Ledri Vulën si imazh i tij.
Dreni, që me koncerte shpeshherë frekuenton Parisin ka rastisur të jetë në të njejtën kohë me dizajneren atje dhe kështuqë kanë shfrytëzuar rastin që të takohen.
Shkrepja e disa fotove si miq të mirë morri dhenë duke nxitur një sërë spekulimesh por që të gjitha u hodhën poshtë brenda pak kohësh. /Prive.al/