Justin Bieber përqesh Taylor Swift, reagojnë fansat

By

Kishim menduar se drama dhe grindjet e vazhdueshme mes Tailor Swift dhe Justin Bieber  patën marrë fund kur ky i fundit i kërkoj falje publike yllit të muzikes pop.

Image result for justin and taylor

Si duket gjërat po vazhdojnë me avazin e vjeter, të Dielen gjatë një Instagram live, Justin Bieber e përqeshi reagimin epik të një Taylor Swift të sapo dalur nga operacioni.

Instagram live e filmuar në kuzhinë nga Hailey Bieber, kapi Justin duke imituar ngjarjen e fundit të Taylor-it, pasi ai bërtiti, “nuk është banania që kam dashur”. Ndërsa Hailey qeshi – “kjo ishte aq qesharake”, ai vazhdoi: “Nuk është banana e duhur! Nuk ka kokë!”

Siç mund të kujtojnë fansat,  historia qesharake e Taylor u zbulua në emisionin e mbrëmshëm në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon. Në një klip post-operacionit të realizuar nga nëna e saj Andrea Swift, superylli është ende nën ndikimin e qetësuesve dhe e shtrirë në shtrat me një banane.

Kjo video tashmë ka bërë gjiron e botës

Megjithëse interpretimi i Justin ishte i shkurtër, fansat e Taylor Swift mendojnë se ishte një ofendim ndaj yllit.

Shpejt pasi videoja filloi të qarkullojë, Hailey i doli në mbrojtje burrit të saj, duke shkurar në Twitter: “Asnjëherë nuk e dija se mund ta bëja dikë kaq të mërzitur ..”

“Me të vërtetë më vjen shumë keq për faktin se jeni i mërzitur? Zoti mëshiroftë, shpresoj se nuk do të jam kurrë e mërzitur për dikë që nuk e njoh!!”

 

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm