Gjatë karantinës filmi “Mrekullia në qelinë e 7-të” ishte senzacion.
Pothuajse askush nuk mbeti pa e parë e pa qarë me historinë rrënqethëse të këtij prodhimi kinematografik turk.
E besoni ose jo, aktori me rolin kryesor do të japë një intervistë për audiencën shqiptare.
Aras Bulut Iynemli (Memo) do jetë i ftuari i radhës i emisionit “Qejfi ma i madh se Stambolli” që transmetohet të premteve me fillim nga ora 18:45.
Na mbetet të shohim nesër se çfarë ka përgatitur Linda Imami për shikuesit në një bisedë të cilën e synojnë të gjithë, por e realizojnë shumë pak! /Prive.al