Javë më parë u bë e ditur që Yll Limani do jetë një prej emrave të njohur që do marrin pjesë në edicionin jubilar të festivalit ‘Kënga Magjike’.
Por, nëse e prisni nga e diela në të dielë debutimin e Yllit tek e ‘E diela shqiptare’ bëni mirë që mos ta vazhdoni pritjen.
Këngëtari e ka anuluar pjesëmarrjen.
Arsyeja, siç merr vesh Prive.al ka të bëjë me produksionin e zgjedhur për të konkuruar.
Pas konsultimeve me menaxhmentin, Ylli ka vendosur të tërhiqet meqenëse pejsëmarrja mund ta penalizojë këngën e cila ka rrezik të eklipsohet, të ‘digjet’ në mesin e një gare shumë të fortë me emra të njohur të skenës.
Këngën, të zhanrit baladë do e dëgjojmë shumë shpejt, të publikuar pa pjesëmarrje në festival. /Prive.al