Suksesi i radhës, Era Istrefi nominohet për çmim ndërkombëtar

By

2018-a është padyshim viti më i suksesshëm për Era Istrefin. Pas performancës së saj, në finalen e Kupës së Botës bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith, Era u ngrit akoma më shumë në nivel artistik e profesional.

Pas publikimit të dy hiteve të saj “Prisioner” dhe “Oh God”, Era është e nominuar për çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “International New Artist” (Artisiti i ri ndërkombëtar), ku marrin  pjesë shumë emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Konkurrimi i Erës në këtë kategori është bërë publik edhe në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, ku njoftohet se votimet zgjasin deri në datën 15 tetor.

Artikuj të ngjashëm