Yjet me famë botërore shkëlqejnë nën krijimet e Valdrin Sahitit (FOTO)

By

Dizejnatori Valdrin Sahiti, falë punës së tij ka arritur të njihet edhe në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi ai ka veshur yjet botërore si Beyonce, Rita Ora, Kylie Jenner, por dizejnatori nuk është ndalur me kaq dhe ka ‘goditur’ sërish me krijimet e tij.

Ai ka veshur këngëtaren meksikane Ana Barbara në evenimentin e ndarjes së çmimeve “Cma Awards”.

Këngëtarja ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku është paraqitur me një fustan të verdhë, nën krijimin e Valdrin Sahitit.

Por, gjithashtu dizejnatori është kujdesur edhe për veshjen e këngëtares amerikane Gabby Barret dhe stilistes së modës Molly Dickson, të cilat u paraqitën mbrëmë në evenimentin e “Cma Awards 2021” nën krijimin e Valdrin Sahitit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm