Në muajin korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë një vajzë që çifti vendosi t’ia vërë emrin e veçantë, Ajka.
Pas lindjes së vajzës, ata janë munduar të tregohen mjaft diskretë në lidhje me gjithçka për të voglën e tyre, duke e mbajtur larg syve të publikut. Në një intervistë për “Revista Class”, Xhensila ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë e veçanta dhe emocionet e papërshkrueshme që ka ndjerë pasi ka sjellë në jetë Ajkën. Këngëtarja pranon se kur bëhet fjalë për të bijën, ajo është më shumë se protective.
“Është magjike! Kurrë më parë në jetë nuk jam ndjerë më e plotësuar, edhe sa rëndësi i kam kushtuar panevojshmërisë në sa e sa raste. E gjithë shtëpia vjen aromë “Ajke”. Dhe në të vërtetë nuk ja di aspak ndjesinë nëse nuk e provon. Vajza është suksesi im më i madh. Është dueti ynë më i bukur”.
Ajo ka thënë se nuk parapëlqen të flasë për vajzën e saj në Intervista e as ta ekspozojë shumë, sepse për momentin e ka tejet të theksuar ndjenjën e nënës e cila tregohet gjithmonë protektive.
“Kjo është nga të vetmet intervista ku unë flas për vajzën, pasi ajo është e shenjtë për mua, në boten dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta. Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi. Nuk do të mjaftonte jo vetëm kjo intervistë, por krejt jeta ime për të folur për atë çka unë kam ndjerë në këto pesë muaj. Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time.”- ka rrëfyer këngëtarja.