Kapet mat: Berati i publikon Teas foton “bombë”

By

PO vazhdon saga me personazh Tean.

Pak ditë pasi Shqipja nxori prova se ajo ka veshur të njëjtën veshje me Beartin, kësaj radhe ka goditur Berati.

Ish-konkurenti i “Përputhen” ka publikuar fotografi në të cilat pretendon se është Tea dhe Bearti në pushime në Bogë.

Ndonëse nuk vërehen qartë sepse shkrepja është nga një distancë e largët, nga veshjet lihet të kuptohet se bëhet fjalë për Tean e cila doli nga programi në çift me Andin.

Tash e një kohë është dyshuar nga ndjekësit e programit në rrjete sociale se Tea ka pasur raport me Beartin dhe provat e kësaj teorie vetëm sa vijnë dhe shtohen. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm