Melisa rikthehet me një këngë të re?

By

Ish konkurrentja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Melisa Lleshi duket se po planifikon të aktivizohet në sferën e muzikës.

Kësisoj, me anë të një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, ku numëron mbi 400 mijë ndjekës, ajo ka thënë se “ndoshta është koha për një ribashkim të dytë” me artistin, Korbe.

Dyshja, Melisa dhe Korbe në marsin e vitit të kaluar patën publikuar video projektin e përbashkët muzikor “Bye”.

“Bye” aktualisht numëron afro 1 milion klikime në YouTube, dhe duket se Melisa po e mendon seriozisht një duet të dytë me Korbe, e që mund të jetë vazhdim i këngës së 2023-shit.

Mbetet të shohim, se a do të na surprizojë Melisa me një duet të radhës me Korbe!

Artikuj të ngjashëm