Këngëtarja Xhensila Myrtezaj sot feston ditëlindjen.
E lindur me 9 Prill të vitit 1993, këngëtarja shumë e dashur për të gjithë sot mbush 24 vite jetë.
E ky moment i veçantë nuk kishte se si të kalonte ndryshe përpos në krah me personin e zemrës, humoristin Bes Kallaku.
Dyshja e kanë pritur në privatësi të plotë në një suitë hoteli momentin e ndërrimit të datës në mesnatë ku kanë festuar në mënyrë romantike nën shoqërinë e shampanjës.
E sot në mëngjes, Besi i ka dhënë ‘kapakun’ festës përmes një urimi shumë të bukur të ndarë me ndjekësit në Instagram
‘Sot personi pergjegjes per zbukurimin e diteve te mia, gjysma ime me e mire, ka ditlindjen. Trendafili im, ngjyrat e mia, humori im i mire. Zoti te n’dritte jeten zemer. Flm per dashurine dhe gjithcka. Te du me shum se domate’ – shprehet mes tjerash humoristi në urim.
Më poshtë disa prej fotografive nga festa e çiftit. /Prive.al/