Pak ditë pas intervistës së Donjetës, ky është fati i vëllait në Big Brother

By

Donjeta Sejdiu bëri xhiron në gjitha mediat në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni me një intervistë të mërkurën në Wazzup të Klan Kosova ku akuzonte produksionin për trajtimin më të keq të mundshëm.

Ajo foli për mungesë të parave në kuletë, favorizim të Damianos i cili nuk është privuar nga telefoni e televizori dhe tortura që madje i kufizonin ushqimin në periudhën gjatë izolimit.

E si për koincidencë, pak ditë pas, edhe aventura e vëllait, Liridonit ka përfunduar.

Konkurenti nga Kosova ka qenë i vetmi i cili mbeti mënjanë në formulën e krijimit të çifteve nga shtëpia e beqarëve duke u thirrur në mungesën e votave nga publiku.

Megjithatë, krahas Liridonit, dolën edhe dy konkurentë të tjerë pasiqë nuk kishin kimi me njëri-tjetrin dhe nuk mund ta shihnin vetën në garë bashkë. Me largimin e Liridonit, në spektakël nuk mbetet më asnjë konkurent nga Kosova përpos Sidritës. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=pX6_F3m5-vQ

Artikuj të ngjashëm