Kur në një intervistë për Prive Xhensila Myrtezaj tha se do e marrim vesh se ku çifti do e bëjë muajin e mjaltit përmes fotografive, e paska pasur me gjithë mend e shumë seriozisht.
Dyshja e famshme që u martua në fillim të këtij muaji, po kalojnë muajin e mjaltit në ishujt Maldive.
Bes Kallaku dhe Xhensila, nuk po ndalojnë së publikuari fotografi për të treguar sa të lumtur janë.
Imazhi i tyre i fundit i publikuar në Instagram nga këngëtarja, nuk të lë të kuptosh tjetër përpos se në mes tyre rresaton një dashuri e sinqertë.
Ndërsa pas një dasme si ajo, e cila sigurisht do ketë kërkuar shumë angazhim, kush s’do donte pushime asi soji? /Prive.al