Xheloz për Sarën? Ledion Liço jep përgjigjen më të sinqertë

By

Ndonëse Ledioni ishte i ftuar në Top Show të Top Channel për të treguar diçka paraprakisht për ‘The Voice Kid’s’ që pritet të nisë së shpejti, e ka pasur të pamundur që t’iu shpëtoj pyetje për marrëdhënien e tij me Sarën, por edhe Ledionin në rolin e një babai.

Pas ardhjes në jetë të Londonit, Instagrami i tij është i mbushur me foto të djalit, saqë me të drejtë mendojmë se Ledioni kalon shumë kohë me të, por në realitet nuk është kështu. Moderatori ka rrëfyer ai e dokumenton qëndrimin e tij me djalin më tepër se Sara, por është kjo e fundit që kalon më shumë kohë me të.

“Të duket ty. Unë  e dokumentoj qëndrimin tim me çunin dhe prandaj duket sikur rri unë më shumë. Po ja shiko sa kohë harxhoj unë në punë, gjatë natës ai fle, kështu që mundohem të kompensoj pjesën ku mungoj”, u shpreh Ledioni.

Image result for ledioni dhe sara

Nga ana tjetër, i pyetur nëse është xheloz për Sarën, Ledioni nuk u mendua shumë gjatë që të jepte një përgjigje.

“Po sigurisht që jam. E ke parë Sarën ti apo jo? Sara është alamet ylli. Nëse nuk do jesh xheloz për Sarën, i bie të jesh budalla”, është shprehur ai. /Prive.al

Image result for ledioni dhe sara

Artikuj të ngjashëm