Vonesa e albumit të Feros ndodhi për shkak të problemeve me ish-menaxhmentin

By

Albumi i Feros është dashur të publikohej kohë më parë por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të problemeve me ish-menaxhmentin.

Kështu ka thënë vet reperi përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram kur dikush e pyeti pikërisht rreth albumit.

Ai tha kështu: “Sa i përket meje, tash kisha pas album, po skom mujt me qit shkaku i problemeve tmenaxhmentit ma herdhëm, tash jom me ekip tem edhe albumi gati sa u kry edhe del 100%”.

Nëse nuk e dini, muaj më parë, Fero dhe On Records u ndanë pas një kohe bashkëpunimi duke mos treguar asnjë arsye.

Fero më pas la Kosovën për të udhëtuar drejt Gjermanisë, saktësisht në Berlin aty ku edhe ka nënshkruar kontratë me një menaxher të ri për ta vazhduar karrierën./Prive.al

Artikuj të ngjashëm