Vlora Çitaku – diplomatja që na bën krenarë

By

Me karrierën politike të nisur në Kosovë, si një prej femrave të pakta në poste të larta udhëheqëse, Vlora Çitaku gjithmonë ka spikatur me punën e saj.

E zgjedhur si një prej ministreve me performancën më të mirë në dikasterin që drejtonte gjatë periudhës 2011-2014, politikanja tashmë në të njejtën linjë po dëshmohet e zonja në rolin e ri, atë të Ambasadores së Republikës në Washington.

Vlora ka qenë e përzgjedhura e revistës prestigjioze Washington Life në numrin e përvitshëm dedikuar ambasadorëve.

Performanca dhe historia fasionuese e Vlorës, nga një refugjate lufte në ambasadore duket të ketë mahnitur stafin e revistës që kanë vendosur kosovaren në ballinë.

Në cover, ambasadorja shfaqet e qeshur në një veshje jo shumë të komplikuar që reflekton taman imazhin të cilin duhet kërkojmë e synojmë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm