Vjosa Osmani uron Dua Lipën për çmimin në “Grammy Awards”: Vazhdo të shkëlqesh

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, e ka uruar këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa, pasi arriti ta fitonte çmimin “Grammy Awards 2021”.

Lipa fitoi çmimin në zhanrin “Pop”.

Osmani e quajti frymëzim për gratë dhe vajzat.

“Ju nuk jeni vetëm një frymëzim për vajzat dhe gratë në Kosovë, por edhe në të gjithë botën. Ti po na bën çdo ditë e më shumë krenarë. Vazhdo të shkëlqesh”, shkroi Osmani.

Artikuj të ngjashëm