Vjosa Osmani flet për filmin kosovar që u propozua për “Oscars 2022”

By

Tri herë fituesi i Fesitvalit të Sundance ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli u propozua nga Kosova si kandidat i saj zyrtar për garën e Oscars.

Pas kësaj ka reaguar edhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Është zyrtare. Kandidati i Kosovës për Oscars është “Zgjoi”. “Përveç të qenit një kryevepër, kjo histori e luftës dhe këmbënguljes është një frymëzim. Fat të mbarë Blerta Basholli dhe ekipit. Fituesi i trefishtë i Sundance, ‘Hive’ është zgjedhur si Pretendues Ndërkombëtar i ‘Oscar’-it”, shkroi Presidentja në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm