Vjollca Haxhiu kishte përjetuar rëndë vdekjen e papritur të nënës

By

Vjollca Haxhiu është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore në Kosovës.

Së fundmi e ftuar në emisionin “Rudina” ajo foli pak më shumë për jetën e saj private, krahas asaj profesionale.

Ajo më pas tregon për vdekjen e hidhur të nënës së saj, dhe se si kjo ndikoi në jetën e saj.

“Momenti më i trishtë ka qenë vdekja e nënës sime. Unë ndërpreva çdo gjë nga jeta edhe muzikën edhe shkollën. Për një vit kam qenë jashtë çdo punë që kam pasur. Ka qenë një vdekje e papritur në gjumë dhe na ka trishtuar të gjithëve në familje. Unë e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta nëse do isha kthyer në kohë mund të isha bërë më e fortë”, u shpreh këngëtarja në intervistë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm