Vizitës së Morena Tarakut në Turqi duket se i erdhi fundi

By

Ish Miss Kosova e tashmë edhe këngëtarja mjaft e njohur Morena Taraku ka disa javë që po qëndron në Turqi.

Gjatë kësaj vizite ajo kreu disa punë mjaft të rëndësishme për karrierën e sajë duke marrë pjesë kështu dhe në javën e modës në Stamboll.

Morena nëpër rrjete sociale publikoi së fundmi edhe disa fotografi të një qeni të racës pomerian i cili i përkiste pikërisht asaj vetëm se disa muaj më parë ajo e kishte dërguar atje për shërim në një trajnim dy muajsh.

E tashmë kur duket se bukuroshja është kompletuar në çdo aspekt është gati që të rikthehet në vendlindje.

Por ajo nuk do të vijë duarthatë pasi që gjatë kësaj periudhe të qëndrimit në Turqi pjesë e pandashme e saj ka qenë edhe shoppingu.

Postimi i fundit në Snapchat tregon edhe për sasinë e madhe të blerjeve që bukuroshja bëri atje duke blerë kështu produkte nga markat më të njohura e më të shtrenjta botërore. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm