VIP-at na e thanë – hija vjollce për sy është ajo që ju duhet që të dukeni trendi këtë vit

By

Met Gala-ja e këtij viti, na dha inspirime të pafundme bukurie, nga qerpikët ekstra të gjatë dhe të ekzagjeruar të Gigi Hadid e Lady Gagas, deri te kapja e flokëve bisht të dekoruara me një milion aksesorë.

Mirëpo një trend që e pamë ngado, prej pamjeve më të thjeshta e deri te ato më të ekstravagantet, ishin hijet vjollce të syve, dhe pavarësisht se yjet kishin vënë atë grim për tapetin rozë të Met Gala, e bukura e tërë kësaj, është se hija ngjyrë vjollce në sy mund të përdoret edhe për çdo ditë.

Është e qartë që grimerët e artistëve me famë botërore, e vendosën një trend kësaj here dhe është: Sytë në vjollce ngjyrë rrushi!

Nga Jennifer Lopez, Dua Lipa e Liza Koshy, këto të famshme na mahnitën me pamjen e tyre dhe është kaq e thjeshtë sa mund ta apkikojmë edhe ne!

Burimi: Elle.com

image
The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion - Arrivals
The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion - Arrivals

Artikuj të ngjashëm