Vildanja ‘ia sill’ Ledrit ?! (VIDEO)

By

Është një ndër femrat më seksi shqiptare.

Me format e saj trupore që lënë pa fjalë secilin mashkull, Vildane Zeneli mund të ketë krijuar përshtypjen se është ‘e vështirë’ për t’a arritur.

Por, modelja pavarësisht të gjithave, ajo po e ruan thjeshtësinë duke u shfaqur pa dorashka në rrjete sociale.

Ajo tash e një kohë ka filluar të postoj imazhe në rrjete sociale ku shpreh preferencat për meshkuj.

E nisi me ndërkombëtarë dhe po e vazhdon me shqiptarë. Në një video të postuar në Snapchat ku si rëndom, ekspozon trupin e saj bombastik, ajo në prapavijë ka këngën SRMN të Ledri Vulës.

Ajo, reperin e ka cilësuar si ‘hottie’, që në shqip megjithëse nuk mund të ketë përkthim të duhur, i bie të jetë person seksi.

“Më ndodh të dëgjoj muzikën e këtij ‘hottie’ mjaft shumë” – ka shkruar bukuroshja në videon e saj, duke kujtuar se kjo nuk është hera e parë që shpreh pëlqyeshmërinë për Ledrin dhe muzikën e tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm