Para dy javësh, Mbresa publikoi bashkëpunimin e parë me Elinel.
“Dreamin” solli këngëtaren me anën e saj të ëmbël e kombinuar me të “egërsinë” në rep të Elinel.
Mirëpo videoklipi shoqërues i kësaj kënge pati shumë komente edhe për faktin që disa skena ishin realizuar në një kishë.
E ftuar për prive, Mbresa adresoi edhe këto komente duke folur gjërësisht për projektin e saj.
Këngëtarja gjatë ditës së sotme ka zbuluar për ndjekësit e saj se videoklipi i saj më i fundit u realizua brenda një dite.
Ajo po ashtu ndau disa pamje gjatë përgatitjes së xhirimit të videoklipit.