Aventura në ‘Dance with Me’ për Rovena Stefën po vazhdon suksesshëm.
Bashkë me partnerin Meriton Mjekiqi, këngëtarja nga java në javë po vjen në vallëzime të ndryshme shumë interesante.
I fundit ka qenë ditën e djeshme me doza erotike ku këngëtarja dhe prezantuesi në NIN të Klan Kosova performuan në frymën e ’50 shades of Grey’.
E një prej momenteve më interesante ishte puthja mes Rovenës dhe balerinit Graciano Tagani si diçka që nuk ndodh shpesh në ekran.
Këtë sekuencë e ka ndarë vetë Rovi sonte në rrjete sociale nën mbishkrimin: ‘Ne puthemi, dashurojmë e shkojmë për gjah’. /Prive.al/