Aktorja e famshme arrestohet gjatë protestave në SHBA

By

Aktorja e famshme amerikane, Jaime King hyri në llogarinë e saj në Twitter të martën për të shprehur se ajo ishte arrestuar pasi mori pjesë në një protestë paqësore në Los Angeles. “Po shkruaj me pranga në autobus”, ka postuar aktorja 41 vjecare.

“TË GJITHË ISHIN PAQËSORË — Jaime dhe pjesa tjetër e motrave të mia në këtë autobus. Prefektura 77.”

King më pas detajoi përvojën.

“Aktualisht ende në autobus për mbi 4 orë,” vazhdoi ajo. “Na morën nga rrethi 77 në San Pedro. Gratë nuk kanë qasje në medikamente jetike, banjë, kanë gjakderdhje në pantallona. Ata po qeshin me ne. #BlackLivesMattter.”

Më herët gjatë ditës, King po protestonte jashtë shtëpisë së kryetarit të Los Angeles Eric Garcetti. Ajo kishte veshur një këmishë që shkruante “Unë jam votues”, si dhe një maskë mes pandemisë globale të koronavirusit. King ishte një nga mijëra protestuesit që ndoqi mitingun dhe bëri thirrje për drejtësi.

Jaime King, Protesting

Ariana Grande, Jamie Foxx, Cole Sprouse, Michael B. Jordan, Timothée Chalamet, Nick Cannon, John Cusack, Tessa Thompson, Halsey dhe më shumë yje kanë marrë pjesë në protesta pas vdekjes së George Floyd.

Burimi: E! News

Artikuj të ngjashëm