Agnesa Vuthaj tregon punën e saj të parë për të cilën paguhej vetëm 50 euro në muaj!

By

Ish Miss Albania, e cila prej kohësh e ka kthyer në një brend emrin e saj, i cili lidhet fort pas një marke të suksesshme aksesorësh, e cila debutoi në Pranverë edhe në Javën e Modës në New York.

Agnesa Vuthaj, vajza kosovare që përveç se u kurorëzua si më e bukura e shqiptarisë e shfrytëzoi inteligjencën e saj për të ndërtuar një biznes të suksesshëm, ka dhënë kësaj here një intervistë për revistën shqiptare Bordo.al.

Ajo ka rrëfyer disa gjëra rreth të qenit e suksesshme në ndërmarrësi si grua, ndërsa edhe një detaj interesant nga jeta e saj e mëparshme.

Nëse s’e keni ditur, Agnesa ka nisur të punojë që në shkollë të mesme për një revistë, e po ashtu ka zbuluar shumën për të cilën punonte çdo muaj.

“Puna ime e parë ka qenë në shkollën e mesme, me disa aktivitete rinore dhe shkruaja shkrime për një revistë për të rinj. Jam paguar 50 Euro në muaj”, ka thënë Agnesa në intervistën për Bordo.

Artikuj të ngjashëm