Vesa para dasmës merret me ftesat!

By

Disa ditë më parë u bë publik lajmi se Vesa Luma dhe Big Basta pas një periudhe të gjatë të lidhjes kanë vendosur t’i japin fund beqarisë.

Këngëtarja duket se po e shfrytëzon kohën në Prishtinë duke u angazhuar me listën e musafirëve në ceremoninë që do të zhvillohet me 12 shtator.

Ftesat duken se ishin shkaku që dy mikeshat Vesa e Jehona Sopi të distancuara paksa nga jetesa në dy kryeqytete të ndryshme të kalojnë kohë së bashku.

Në fotot e siguruara nga Prive, ato shihen në njërën prej kafiterive të kryeqytetit. Të kujtojmë se martesa mes Vesa Lumës dhe Big Bastës do zhvillohet në prani të familjarëve e shoqërisë larg vëmendjes mediatike diku në bregdetin shqiptar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm