Ky postim na bëri lëmsh, Loredana dhe Mozzik bashkë sërish…

By

Ka disa ditë, madje edhe javë që Loredana dhe Mozzik nuk janë parë bashkë.

Madje, çifti nuk ka qenë afër njëri-tjetrit as në një ditë të veçantë – në ditëlindjen e Loredanës.

Përveç kësaj, ata nuk pëlqejnë më fotografitë në rrjete sociale si dhe Mozzik nuk ka qenë prapa bashkëshortes së tij në kohën kur ajo po xhironte klipin me Meron.

Megjithatë, duket se Loredana dhe Mozzik kanë pasur vetëm krizë martesore por nuk janë ndarë.

Turneu i tyre i paralajmëruar evropian do të vazhdojë dhe këtë e bënë të ditur të dy.

Postimin e mëposhtëm e ka bërë Mozzik duke bërë të njëjtën gjë edhe Loredana./Prive.al

Artikuj të ngjashëm