Vesa Luma është kthyer në Prishtinë për pak kohë.
Këngëtarja e cila jetoi për një kohë në Australi, bashkë me bashkëshortin Big Basta dhe djalin e tyre, do të qëndrojë disa ditë në vendin e saj dhe gjatë kësaj kohe do të jetë pranë fansave të saj edhe pse pak më ndryshe.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Vesa bëri me dije se do të fillojë me një program në një radio në kryeqytet.
‘Jam e lumtur qe gjate kohes qe do te qendroj ne Prishtine, do te rifilloj programin qe me ka dhene nje energji teper te mire #GlamGold, cdo te shtune dhe te diele nga ora 12:00 deri ne oren 13:00. Falemderit nga zemra @glamradio qe ma besuan ëeekendin per te qene ma afer me ju, me hitet me te njohura nder vite..jom shume exited qe me ne fund do te komunikojme bashke’, ka shkruar këngëtarja nën foto./Prive.al
https://www.instagram.com/p/Bptl0PCFcV4/