Së fundmi, Vesa Luma ka treguar hapur mbështjetjen e saj për komunitetin LGBTQ+.
Por, këngëtarja shqiptare ka marrë shumë kritika nga ndjekësit e saj që kundërshtojnë fuqishëm mbështjetjen e saj për të drejtat që duhet të gëzojë cdo njeri.
“Zakonisht nuk merrem me komentet në rrjete sociale, se normalisht pas gjithë këtyre viteve, nuk më bëjnë përshtypje por imagjinoni një komunitet (që nuk është i vogël) i përjetojnë këto në lëkurë të vet dhe pa i bërë askujt asgjë thjesht përse duan me qenë të lirë me dashtë këto që t’ia do zemra”, tha Luma në reagimin tjetër të shpërndarë në InstaStory.
“Më fal, por nëse ti je i lumtur me familjen tënde, me burrin apo gruan tënde, siç jam unë me burrin time atëherë çfarë po të pengon shtrati i tjetrit? Edhe po… prapë jam krenare që përkrahi dashurinë para urrejtjes”, tha tutje ajo.
Projektkodi Civil dështoi të miratohej të mërkurën, pasi në sallë ishin të pranishëm 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë fare në votim.
Nga 61 deputetët, të cilët votuan, vetëm 28 prej tyre votuan pro, kurse kundër 29. Katër deputetë abstenuan.
Me Kushtetutën e Kosovës, parashikohet që “në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.
Por, ka një deformim më pas në Kodin Civil aktual, pasi që aty konkretizohet martesa si një e drejtë që i takon vetëm një dysheje heteroseksuale. /Prive.al