Vërshojnë kritikat pozitive për këngën e Zanfinës

By

Dhe pritja mori fund! Kënga e re e Zanfina Ismailit u publikua para pak orësh në Youtube si një dhuratë për fansat që tash e një kohë kishin kërkuar projektin e ri.

Me një tekst të qartë dhe domethënës, ritëm të qëlluar dhe mbi të gjitha emocionin si dedikim për nënën e ndjerë ‘M’ duket se ka qenë rikthimi më i mirë i mundshëm për Zanin.

Edhe pse pak minuta nga publikimi, trendi i pëlqyeshmërisë është vërejtur në numrin e pëlqimeve në Youtube dhe komentet e shumta në profilin e këngëtares që kanë komplimentuar për emocionin që përçon ky krijim muzikor.

Në një kohë kur muzika që po ‘dhez’ as nuk po kuptohet, Zani dëshmoi se suksesi dhe pëlqyeshmëria mund të arrihet edhe larg prej dozave komerciale, me një projekt domethënës e shumë të ndjerë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm