Pas Erës, edhe Nora përfundon në spital

By

Këngëtarja Era Istrefi u shndërrua në kryetemë të medias pak ditë më parë me frakturën e pësuar nga rrëzimi në borë që e detyroi atë të vendosë allçi në këmbë.

E duket se pjesërisht po të njejtin fat, atë të frekuentimit të spitaleve e ka pasur edhe motra tjetër, Nora.

Ndryshe prej Erës që kishte thyer këmbën, vizita e Norës në spital ka ndodhur shkaku i ‘tradhëtimit’ të imunitetit sipas të gjitha gjasave shkaku i gripit.

Këngëtarja e hitit ‘Majëm’ ka postuar në Snapchat krahun teksa merr infuzion për të përballuar më lehtë situatën shëndetësore në të cilën gjendet.

I urojëm shërim të shpejtë! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm