Vera dhe Alketa ndezin ‘motorët’: Dy formatet që do i sjellin këtë sezon

By

Sezoni i ri po afron dhe këtë vit do jetë i ngjeshur për Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën.

Dyshja historike e TV Klan kanë ndezur motorët për të sjellë mbi të gjitha, risi në këtë sezon.

Janë dy formate të reja të cilat dyshja do t’i sjellë këtë sezon të ri televiziv dhe pak nga pak po zbulojnë pjesë nga to.

I pari do jetë i përqendruar në muzikën shqiptare. Sipas gjasave,formati do të sjellë koncerte televizive të artistëve të ndryshëm shqiptarë ndër vite, live me orkestër duke ngjallur nostalgjinë e hiteve të dikurshme por edhe kënaqësinë që të ofrojnë artistët e rinj.

Formatin e dytë, Vera Grabocka e ka zbuluar në Instagram.

Ajo ka kërkuar nga fansat propozime për emrin e emisionit të ri të zhanrit “love story”. Duket se suksesi i vitit të kaluar në konkurencë, pra tek Top Channel, ka nxitur producentet e mirënjohura që të zgjedhin një format të tillë ku në fokus janë dashuritë e çiftet e reja me dramën që krijojnë përgjatë rrugëtimit televiziv.

Nuk dihet ndërkaq nëse pjesë e sezonit të ri do jetë edhe programi “Në kurthin e Piter Pan”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm